Fati i Ervis Martinaj ende mister, Rrumbullaku: Hetimet janë në rrugë të mbarë
03/12/2022 12:23
‘Hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj janë në rrugë të mbarë’- ishte kjo deklarata e drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pa dhënë shumë detaje.
Gjatë konferencës për shtyp ku shpalosi masat e sigurisë për ditën e martë, Rrumbullaku nuk ‘i shpëtoi’ pyetjes për fatin e Ervis Martinaj, për të cilin deri më sot nuk kishte asnjë përgjigje.
“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”- tha Rrumbullaku.
Top Channel