Një mjek 60-vjeçar nga Gramshi është dhunuar mbrëmjen e 30 nëntorit nga dy persona.
Pasi është larguar nga qendra shëndetësore, aty ku ushtronte detyrën, në lagjen Sporti në Gramsh, Vladimir Shuli, është drejtuar për në banesën e tij. Dyshohet se 60-vjeçari i njihte dy autorët, dhe I ka lejuar të hyn brenda. Ende nuk dihen shkaqet e dhunimit të tij por fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një grabitje, por kjo pistë ra poshtë pasi në shtëpinë e tij u gjet një shumë e konsiderueshme parash. Një tjetër pistë që po hetohet nga policia është ajo e goditjes për shkak të detyrës, apo arsye të jetës personale.
Ngjarja është e paqartë për shkak se fillimisht, policia ka njoftuar se mbrëmjen e 30 nëntorit 60-vjeçari është dërguar në spital nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi kishte dëmtime në fytyrë dhe se u konstatuar se vuante nga hipertensioni. Në të njëjtin njoftim policia thotë se ka identifikuar dy autorët që dyshohet se kanë dhunuar mjekun nga Gramshi.
Mjeku 60-vjeçar nga Gramshi që dyshohet se u dhunua nga dy persona, u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel