Isli Islami dhe Jora realizuan një Salsa, e cila mori kritika e vlerësime nga juria e “përçarë”.
Kledi dhe Armani dhanë komente pozitive në lidhje me performancën e tyre, ndërsa e kundërta ndodhi me Dalinën dhe Valbonën.
Sipas tyre kërcimi dhe muzika kishin mospërputhje me njëra-tjetrën, gjithashtu konkurrenti nuk tregoi energjinë e duhur gjatë performancës.
Armand Peza: Unë se shoh si Dalina. Përputhje midis jush mund të shkojë më shumë se sa kaq. Mua mu duk shumë e bukur. Rridhte bukur dhe më pëlqeu.
Kleidi Kadiu: Për sa i përket kërcimit ishte shumë në vend dhe ishte shumë e fuqishme. Energjinë nuk e pashë tek Isli.
Dalina Buzi: Kjo nuk mu duk një performancë fituesi. Kishte momente shumë të bukura, por më shumë se sa rridhte, kishte diçka të ftohtë
Valbona Selimllari: Mua nuk më erdhi, lëvizjet ishin në rregull. Por muzika dhe kërcimi nuk më lidheshin gjëkundi. Muzika ka shumë ritëm, ndërsa kërcimi jo.
Çifti rrëmbeu nga juria, e cila u nda në dy grupime, 30 pikë në këtë natë të nëntë kërcimesh. Nëse ju ka pëlqyer kërcimi i Islit dhe Joras votoni në VIP 13.
Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve.
Top Channel