Ndeshja Kroaci-Belgjikë po luhet mbrëmjen e sotme, ndërsa rezultati deri më tani është zero me zero.

Kroaci-Belgjikë 0-0

Kronika e ndeshjes:

15′ Kroacia ka shansin për të kaluar në avantazh, por gjithçka anulohet për shkak të një pozicioni të parregullt të Lovren

1′ Ende pa u mbushur minuta e parë, Kroacia rrezikon Belgjikën me anë të Perisic. Goditja e sulmuesit anësor i shkon shumë pranë kuadratit të Courtois

Kroacia luan ndaj Belgjikës ndeshjen vendimtare për kualifikim teksa në Grupin F, ende gjithçka është e hapur. Ballkanasit janë aktualisht në vend të parë me katër pikë, ndërsa belgët me tre pikë kërkojnë me çdo kusht fitoren si mundësinë e vetme për të kaluar më tej.

Sa i takon formacioneve, Kroacia luan me më të mirët teksa mesfusha udhëhiqet nga treshja e zakonshme Modric-Brozovic-Kovacic. Nga ana tjetër, te Belgjika rikthehet në formacion Mertens ndërsa në sulm luan edhe Carrasco me Trossard ndërsa ulen në stol vëllezërit Hazard, Thorgan dhe Eden.

Top Channel