Kroacia luan ndaj Belgjikës ndeshjen vendimtare për kualifikim teksa në Grupin F, ende gjithçka është e hapur.

Ballkanasit janë aktualisht në vend të parë me katër pikë, ndërsa belgët me tre pikë kërkojnë me çdo kusht fitoren si mundësinë e vetme për të kaluar më tej.

Sa i takon formacioneve, Kroacia luan me më të mirët teksa mesfusha udhëhiqet nga treshja e zakonshme Modric-Brozovic-Kovacic. Nga ana tjetër, te Belgjika rikthehet në formacion Mertens ndërsa në sulm luan edhe Carrasco me Trossard ndërsa ulen në stol vëllezërit Hazard, Thorgan dhe Eden./ Super Sport

Top Channel