Policia thërret PD për protestën/ Takim sqarues për arsyet se përse do ndalohen tubimet më 6 dhjetor

01/12/2022 19:46

Opozita duket e palëkundur për të mbajtur më 6 dhjetor para kryeministrisë protestën e radhës kombëtare.

Duke qenë se ky vendim bie ndesh me masat e sigurisë të marra për samitin BE me Ballkanin perëndimor, kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku thirri këtë të enjte në takim disa përfaqësues të opozitës për tu shpjeguar arsyet e refuzimit të lejes, por ky takim nuk ishte i frytshëm.

“Na thanë se nuk mund të protestojmë para kryeministrisë sepse preket perimetri I sigurisë për samitin. Protesta jonë do të jetë paqësore dhe mikpritëse. Ne do ta kryejmë aty ku e kemi thënë”, tha  Ervin Minarolli, sekretar organizativ i PD-së.

“Protesta është një e drejtë kushtetuese. Do të jetë paqësore”, u shpreh Çlirim Gjata, Jurist.

 Në lidhje me protestën foli dhe kryeministri Rama.

“Nuk është çështje palës. Nuk është vendim i qeverisë sonë. Preket siguria e liderëve të BE-së”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA