Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja do të përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën.

Gjithçka është e hapur dhe të 4 skuadrat kanë shanse reale për t’u kualifikuar, ndonëse Spanja dhe Gjermania janë ato që shihen si më favorite.

Trajneri Hansi Flick u ka besuar të 11 futbollistëve që barazuan 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e kaluar, teksa Gjermania është e “dënuar” të marrë fitoren ndaj kostarikanëve mbrëmjen e sotme.

Kupa e Botës-Katar 2022-Grupi E

KOSTA RIKA-GJERMANI 0-1 (Gnabry 10′)

Kronika e ndeshjes:

45′ Provon edhe Leroy Sane për skuadrën e Hansi Flick, “predha” e sulmuesit përfundon jashtë.

42′ Gafë e mbrojtjes gjermane, Keysher Fuller Spence del i lirë përballë Manuel Neuer, grushton portieri i Gjermanisë.

40′ Gjermania vazhdon të kërkojë golin e dytë, por kthesa e Gnabry përfundon ngjitur me shtyllën.

36′ Mundësi e mirë për Jamal Musialën, talenti bavarez “vallëzon” mes mbrojtjes kundërshtare, nuk vjen goli i dytë për “Pancerat”.

10′ Gooooooooool! Gjermania në avantazh. Krosim i David Raum nga e majta, finalizim me kokë i Serge Gnabry.

 

Top Channel