Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet aktualisht në Uashington ku po kryen një vizitë shtetërore.
Së bashku me homologun amerikan Joe Biden, ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto, ku duken duke ngrënë akullore së bashku me bashkëshortet e tyre, Jill Biden dhe Brigitte Macron.
Welcoming some friends to town. pic.twitter.com/n3rbqR98xB
— President Biden (@POTUS) December 1, 2022
Macron zbarkoi në Uashington të martën për një udhëtim katër-ditor, për të theksuar fuqinë e marrëdhënieve SHBA-Francë.
Në Shtëpinë e Bardhë, Macron pritet të diskutojë me Biden edhe lidhur me subvencionet e reja amerikane që shqetësojnë liderët evropianë.
Macron ishte gjithashtu lideri i parë i huaj i ftuar për një vizitë zyrtare shtetërore nga ish-presidenti Donald Trump.
Top Channel