Kancelari Olaf Scholz ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, duke thënë se vendi i tij do të mbështesë Kievin derisa të fitojë luftën.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën aq sa është e nevojshme, ekonomikisht, financiarisht dhe ndihmë humanitare, përmes rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar të energjisë, si dhe me armë,” tha ai në Konferencën e Sigurisë në Berlin.
Scholz tha me siguri se Rusia nuk mund dhe nuk do të fitojë dot mbi Ukrainën.
Deklaratat e tij kundërshtojnë pretendimet e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili tha se Gjermania ka pranuar tashmë humbjen e Ukrainës.
Komentet e ish-kryeministrit u mbështetën nga ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, i cili tha se politikanët gjermanë i thanë atij se ishte e kotë t’i jepte ndihmë Ukrainës, pasi ata prisnin që ajo të mposhtej brenda tre ditëve.
Gjermania i ka mohuar kategorikisht pretendimet e Boris Johnson.
Top Channel