Serbëve të dorëhequr rreth një muaj më parë, ende nuk u janë pranuar zyrtarisht dorëheqjet.
Kthimi i tyre nëpër institucione mund të bëhet me një presion ndërkombëtarë ndaj Serbisë.
Megjithatë, rikthimi i serbëve në sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhet pa masa disiplinore ndaj tyre, propozon Zekaj.
As Policia e Kosovës nuk ka pranuar dorëheqjet e policëve serbë, por ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, thotë që kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht, derisa shton se disa prej policëve nuk duhet të rikthehen në vendet e tyre të punës.
Prokurorët, gjyqtarët, policët dhe punëtorët e tjerë të administratës,nga radhët e komunitetit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës më pesë nëntor si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin për ri-regjistrimin e targave.
Top Channel