Gjeneral iranian Amir Ali Hajizadeh ka pranuar se më shumë se 300 persona janë vrarë gjatë trazirave mbarëkombëtare në Iran.

Ky përbën rastin e parë në dy muaj kur flitet zyrtarish mbi numrin e viktimave.

Gjeneral Hajizadeh, komandant i divizionit të hapësirës ajrore pranë Gardës Revolucionare, citohej nga një faqe interneti me lidhje me gardën, të ketë thenë se më shumë se 300 vetë janë vrarë, përfshirë “dëshmorë”, dukshëm duke iu referuar forcave iraniane të sigurisë.

Ai shprehej gjithashtu se shumë nga të vrarët ishin iranianë të zakonshëm që nuk ishin të përfshirë në protesta. Por gjenerali nuk jepte asnjë detaj se ku bazoheshin shifrat e tij. Këto të fundit ishin dukshëm më i ulta sesa shifrat e njoftuara nga Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran, një grup me bazë në SHBA, që ka ndjekur nga afër protestat që prej shpërthimit të tyre në mesin e muajit shtator.

Grupi aktivist thotë se 451 protestues dhe 60 forca sigurie janë vrarë që nga fillimi i trazirave dhe se më shumë se 18 mijë persona janë arrestuar.

Protestat mbarëkombëtare u nxitën nga vdekja në paraburgim e 22 vjeçares Mahsa Amini e cila ishte arrestuar nga policia e moralit. Protestat u përshkallëzuan me shpejtësi në thirrje për rrëzimin e klerikëve iranian në pushtet./ Zëri i Amerikës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA