Si rrallëherë një metodë e re ndryshoi rrjedhën e çifteve të konkurrentëve, të cilët me anë të “Sfidës së Partnerëve” bënë zgjedhje të reja.
VIP-at zgjodhën partnerët e tyre në kërcim, ndërsa veprimin e papritur e bëri Megi Pojani.
Teksa zgjedhjet u bënë me balerinë të tjerë, ajo zgjodhi Lorin, ndërsa me shaka komentoi se ka qëndruar brenda familjes.
Zgjedhjet që VIP-at bënë:
-Sara Hoxha zgjodhi Ledianin;
-Salsano Rrapi zgjodhi Ledian;
-Elhaida Dani zgjodhi Luixhinon;
-Megi Pojani zgjodhi Lorin;
-Arditi zgjodhi Erisën;
-Isli Islami zgjodhi Jorën;
-Julka Gramo zgjodhi Jurgenin;
-Arbër Çepani mbetet me Silvesterin.
Tashmë çiftet e reja të “Dancing With The Stars” do të vijojnë rrugëtimin bashkë, duke nisur një etapë të re.
Top Channel