Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi Si asnjë herë më parë në DWTS, sonte po kërcehen valle popullore shqiptare, në sajë të festave të nëntorit, për pavarësinë e për çlirimin e Shqipërisë.
Çifti Arbër Çepani dhe Erisa sollën në DWTS vallen e shqipeve, por pavarësisht punës që kanë bërë, kritikat e jurisë nuk munguan për Arbrin, për të cilin u tha se nuk ishte në sinkron me muzikën.
Lili Cingu:Të hapesh krahët është simbol i vendit tonë, është e bukur kur një amator si ju e kërcen me përkushtim.
Dalina Buzi: Përkushtimi ishte aty por mendoj që ti je burri i binzesit por duhet të ishe burri I pushkës në këtë valle. Në fund në disa vende fillove e humbe
Kledi Kadiu: Është shumë e vështirë, përkushtimi ka qenë, kishte dhe shumë gabime në sink, edhe ekuilibri të ndihmoi Erisa në fund fare.
Valbona Selimllari: Ky është nga kërcimet që më bën të qaj nga emocionet. Është hera e parë që e shoh Arbrin të mos ketë lidhje me ritmin.
Armand Peza: Kur hyre, hyre me alla passo doble, më zhgënjeve.
Dalina Buzi: 6 pikë, Armand Peza:6 pikë, Lili Cingu: 9 pikë, Kledi Kadiu: 6 pikë, Valbona Selimllari: 7 pikë. Në total 34 pikë.
Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Arbër Çepanin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP 4 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.
Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.
Top Channel