Marrin frymë lirisht te Brazili. Dëmtimi i Neymar zbehu disi festën për fitoren ndaj Serbisë, pasi kavilja e enjtur krijoi idenë se mund të mbyllej para kohe Botërori për yllin brazilian, megjithatë pasditen e sotme kanë ardhur lajme të mirë për trajnerin Tite.

Kështu Neymar do të humbë vetëm dy ndeshjet e ardhshme në grupe, ato ndaj Zvicrës dhe Kamerunit, teksa mund të zbresë sërish në fushë për sfidat e 1/8-ave, gjithmonë nëse Brazili nuk do të surprizojë dhe do të sigurojë kualifikimin.

E njëjta situatë edhe për mbrojtësin Danilo, i cili gjithashtu u dëmtua ndaj Serbisë dhe bashkë me Neymar, nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e mbetura në grupe, por do të rikthehet në fushë për fazën e 1/8-ave.

Dëmtimi i Danilos është një shans i artë për Dani Alves, që është grumbulluar dhe me shumë gjasa do të luajë titullar në sfidat e radhës në grupe./ Super Sport

Top Channel