Arditi dhe Jora e shijuan në maksimum vallen e tyre çame, të veshur me kostumet tradicionale.
Performanca u vlerësua shumë pozitivisht nga juria, të cilët mbetën të kënaqur.
Armand Peza: Mirditor që mund të kërcente kaq mirë vallen çame nuk ma priste mendja. Bravo!
Dalina Buzi: Isha kurioze si do e kërceje. Mua më pëlqeu.
Lili Cingu: Kjo valle ka një pikë lirike që të bën ta dashurosh, ishte perfekt.
Kledi Kadiu: Edhe mua më pëlqeu, doli ajo ndjesia. Në pjesën e valles ishte i gjithë grupi në sinkron.
Valbona Selimllari: Ishte perfekt, nuk kishte defekt.
Ata arritën të rrëmbenin nga juria pikët maksimale, plot 50.
Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.
Top Channel