Trajneri spanjoll, Félix Sánchez, i Katarit, vlerësoi nivelin e treguar nga skuadra e tij ndaj Senegalit, pavarësisht humbjes 1-3, duke siguruar se lojtarët e tij treguan maksimumin e tyre.

“Natyrisht që rezultati është çelësi, por ne luajtëm mirë. Sot treguam se çfarë jemi të aftë të bëjmë, ishim konkurrues. Duhet të harrojmë rezultatin dhe ta përgatisim ndeshjen kundër Holandës në mënyrën më të mirë të mundshme.”

Katari bëhet vendi i dytë organizator i një Botërori, pas Afrikës së Jugut, që eliminohet në fazën e grupeve të kompeticionit. Sanchez e pranoi se performanca në ndeshjen hapëse ishte për t’u harruar.

“Ishte e rëndësishme për ne që të ndryshonim imazhin e ndeshjes hapëse dhe ia dolëm. Ne e dimë se kush jemi dhe se kemi kufij të caktuar, por luajtëm mirë”, përfundoi spanjolli./ Super Sport

Top Channel