Futbollisti argjentinas Mauro Icardi dhe modelja e njohur rikthehen së bashku, fansat shprehen të revoltuar (foto)

24/11/2022 22:12

Futbollisti argjentinas Mauro Icardi dhe modelja Wanda Nara kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë rikthyer së bashku.

“Nuk ishte ferma e jetës sime, ishte jeta ime e shndërruar në një grua. Edhe përrallat e Disneyt i kanë sezonet e dyta. Të dua Wanda”, ka shkruar Icardi në Instagram së bashku më disa foto të cilat konfirmojnë rikthimin e tyre.

Megjithatë, shumë fansa kanë reaguar ashpër për këtë ribashkim duke e cilësuar si qësharake dhe kanë paralajmëruar sulmuesin e Galatasarayt se po bën një gabim.

“Nxirr një seri në Netflix, të betohem se i shoh të gjitha”, shkruan dikush. “Më shumë se një film romantik, ata janë një film horror”, shkruan dikush tjetër.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel