Fitorja e bujshme e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës 1-2, do të mbetet në histori.

Aq e rëndësishme është konsideruar arritja e përfaqësueses nga shteti i Arabisë Saudite, sa nesër i gjithë vendi do të ketë një ditë pushimi zyrtare për të festuar fitoren ndaj Messit dhe shokëve të tij.

Lajmi është bërë me dije nga “Agjencia Saudite e Shtypit”, e cila thekson: Dita e mërkurë u shpall si festë zyrtare për të gjithë punonjësit dhe studentët e Arabisë Saudite pas fitores së kombëtares ndaj Argjentinës. Mbreti Salman miratoi sugjerimin e princit të kurorës Mohammed bin Salman për të festuar fitoren e Kombëtares./ Super Sport

Top Channel