Një influencues i njohur në rrjetet sociale braziliane, ka nisur një tentativë të pakthyeshme për të tërhequr vëmendjen e Elon Musk, duke bërë në ballë tatuazhin e lutjes me emrin e tij.
Rodrigo America, nga Belo Horizonte në Brazil, thotë se pronari i Twitter është idhulli i tij, pandaj i lutet ta marrë në konsideratë për një prej misioneve drejt planetit misterioz Mars.
Burri tha: ‘Elon Musk po bën gjëra të mëdha, ai po çon nejrëz në mars, kjo do të mbetet në histori dhe është një frymëzim për mua”.
Prandaj dhe emri i Musk është shkruar tashmë me shkronja të mëdha në ballin e Rodrigo, përkrah raketës me formë fallike, me të cilën ai shpreson të mbërrijë atje. Mes tatuazheve në fytyrën e Rodrigo shihet dhe një fytyrë e vogël alieni por ai nuk ka thënë nese i njeh, i ka takuar apo shpreson të takojë speciet e përfolura jashtëtokësore.
Rodrigo thotë se është deklaruar vullnetar për misionin e pritur të manjatit në Mars, të cilin kompania SpaceX pritet ta arrijë deri në vitin 2024.
Influencuasi ka më shumë se 490,000 ndjekës në rrjetin Instagram, dhe shpjegon se është i fiksuar prej vitesh me jashtëtokësorët.
“Në vitin 2016, kam qenë roje burgu,”, shpjegon ai.
“Po rrija njëherë ulur prej dy orësh, kur një diçka e vogël me kokë të madhe më kaloi përpara, dëgjova një zë që më tha ‘Kërkoj dije’”.
“Që prej asaj dite kërkova të largohem, nuk dua më të punoj në sistem”.
Ai thotë se ka bërë tashmë 10 tatuazhe alienësh në trup.
“Nuk e di por jam fiksuar tashmë, gjithmonë jam ndjerë shumë i bindur për jetën jashtëtokësore”, thotë Rodrigo.
“Kam një vajzë 20-vejçare deh ajo i di të gjitha, e di që dua të shkoj në mard një ditë, do të jetë për të mirën e njerëzimit”.
Zhvillimi vjen teksa Musk është përfshirë nga një seri akuzash muajt e fundit, që prej blerjes së rrjetit Twitter, që ka pësuar një eksod masiv punonjësish .
Ndërkohë kompania po paditet dhe nga ish-punonjës të SpaceX , të cilët thonë se janë pushuar nga puna sepse ‘kanë folur keq’ ndaj pronarit të ri Elon Musk.
Top Channel