Krijesa me ‘kthetra ariu’ del nga thellësia dhe tmerron gratë peshkatare në kanoe (fotot)

21/11/2022 17:41

Një nënë e bijë që kishin dalë për peshkim në një kanoe në lumin Mississippi në SHBA, mbetën të tmerruara u gjetën pranë një krijese gjigante ujore që kishte kthetra të frikshme të ngjashme me të arinjve.

Shala Holm dhe e bija Avery po peshkonin në Minnesota, kur dëgjuan disa lëvizje në ujë dhe më pas një frymëmarrje të rëndë, para se të shihnin kthetrat që dolën nga poshtë kanoes së tyre.

Por para se të panikoseshin duke menduar se ishte një përbindësh lumi, ato e kuptuan se kishin të bënin me breshkën ‘kërcitëse’ të ujit – zvarranikun prehistorik që njihet për kafshimin e saj të fuqishëm.

Shala tha: “Papritur bija më tha, ‘mama, rri e qetë, dëgjoj diçka që po merr frymë. Dhe në fakt u deshëm disa sekonda që breshka të nxirrte hundën e saj në sipërfqen e ujit, teksa i afrohej kanoes shihej dhe masa e saj gjigante”.

“Ajo donte diçka nga shporta jonë e peshqve që kishim kapur dhe nuk e dija nëse do të bëhej agresive për to.”

Shala bëri disa foto të kafshës dhe zyrtaret e botës së egër të Minnesota thanë se breshka mund të jetë rreth 15-vjeçe.

Ajo tashmë shpreson ta takojë sërish zvarranikun pasi breshkat kërcitëse jetojnë deri në 100 vjet sipas llogaritjeve.

FOTO GALERI
1/3
Një nënë e bijë u gjetën pranë një krijese gjigante ujore që kishte kthetra të frikshme të ngjashme me të arinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA