Në fund të një mbrëmjeje me kërcime që tejkaluan pritshmëritë e jurisë dhe dhanë spektakël për publikun, Deborah Keçi lë përfundimisht garën e “Dancing With The Stars”.
Deborah u përball ne ‘dance off’ me Julka Gramon. Samba e kësaj të fundit fitoi mbi swing-un e sportistes.
“Nuk e kam menduar asnjëherë që do të kërceja në skenë të tillë, aq më tepër që do të vija në javën e shtatë. Faleminderit jurisë, konkurrentëve, Nikos, ju dua shumë”, tha sportistja në fund të kësaj eksperience të veçantë për të.
Javën e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet valleve më të bukura të trevave shqipfolëse. E konceptuar si një festë e madhe, spektakli i kërcimit do t’i dedikohet folklorit dhe traditës popullore shqiptare.
Top Channel