Arda Kurtulan sot 20 vjeç, është lojtari më i ri i ekipit kombëtar shqiptarë U21, një futbollist turk me origjinë shqiptar që ka zgjedhur së fundmi të luaj për ngjyrat kuqezi pas paisjes edhe me pasaportën tonë.

“Trajneri im Alban Bushi ka patur gjithmonë lidhje me familjen tonë pasi ka luajtur me babain tim futboll. Ai na propozoi që të vija të luaja për Shqipirëinë, ishte një kënaqësi shumë e madhe që na bëri ekipi i Shqipërisë.”

 Po çfarë lidhjeje ka familja juaj me Shqipërinë ?

“Gjyshi im është nga Maqedonia e Veriut nga Breza, ndërsa gjyshja ime ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe unë prandaj jam shqiptar dhe vendosa të zgjedh që të luaj për Shqipërinë. Në familjen tonë flitej gjithmonë nga gjyshërit për Shqipërinë dhe për trojet tona që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe Kosova. Unë jam prekur shumë nga fajlët e gjyshit dhe kam vizituar edhe më parë Maqedoninë apo Kosovën. Tani jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri.”

 Arda Kurtulan është një lojtarë i ri me prespektivë i cili ka kaluar në ekipet e moshave kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe disa klube të njohura në Turqi.

“E kam filluar karrierën shumë i vogël si futbollist, deri në moshën 12-vjecare luaja për një ekip amator, më pas kalova tek ekipi i Fenerbahces ku kam luajtur me moshat dhe isha kapiten i skuadrave të të rinjve. Pas Fenerbahces tani luaj tek Adanaspor. Sa i përket ekipeve kombëtare kam luajtur me ekipet kombëtare të moshave U19 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut. Kam patur më pas edhe oferta për të luajtur me kombëtaren e turqisë apo për të qëndruar tek Maqedonia por zgjedhja më e drejtë dhe më e mirë për mua ishte Shqipëria.”

Ditët e fundit lëvizjet kanë qenë të zhurmshme në ekipin kombëtarë shpresa nga Ndoji shkodran që ndihet grek tek turku Arda Kurtulan që ndihet shqiptar.

“E kam zgjedhur përfundimisht Shqipërinë sepse ne ndihemi shqiptarë dhe kombëtarja Shqiptare tashmë ka një emër të rëndësishëm në futbollin europian.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA