Në një konteporane sensuale , Megi Pojani arriti të sundonte skenën e Dancing With The Stars dhe të fitonte zemrën e jurisë.
Kryetari i jurisë, Kledi Kadiu tha se ishte një ndër kërcimet më të arrira të Megit deri më sot, ndërsa Armand Peza tha se kërcimi i saj sonte ishte art.
“Një nga kërcimet më të arritura për Megin dhe Jurgen. Interpretimi shumë i bukur, kishte hyrë brenda botës tënde. Zhvillimi i bukur. Në përgjithësi bukur”- tha kryetari i jurisë, Kledi Kadiu.
“Të dalësh jashtë confort-zone dhe të kesh performancën tënde me të mirë, mendoj se ky është sukses”- tha Dalina Buzi.
“Ky që bët sot është art, ju detyrohem një përqafim”-tha Armand Peza.
“Megi pikën më të fortë sot pati interpretimin. Ky lloj kërcimi, muzika donte interpretim të thellë dhe ti e arrite”- tha Valbona Selimllari.
Nga juria, Megi dhe Jurgen grumbulluan 36 pikë, 10 pikë më shumë se nata e kaluar.
Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…
Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar.
Top Channel