Elhaida Dani ka thyer sonte rekordet e të gjitha netëve të Dancing With The Stars, duke marrë pikët maksimale nga juria me një ‘Samba’ të përkryer.

Natën e kaluar Elhaida pësoi një incident në skenë, ndërsa sonte Sambën e kishte marrë ‘seriozisht’ duke pushtuar skenën e DWTS dhe juria pati vetëm fjalë të mira.

“Me shumë energji, e saktë, e rrjedhshme, vetëm fjalë të bukura kam. Fakti që kërcen me kaq ndjenjë, ti e jeton kërcimin, Kjo është gjëja më e bukur, bravo” – tha kryetari i jurisë Kled Kadiui.

“Ti ia dole, për mua Samba më e bukur që është bërë deri më tani”- tha Dalina Buzi.

“Unë mendoj që Shakira ka humbur që nuk ju përfshin dot te videoklipi i saj”- tha Armand Peza.

“Elhaida ti je një yll, kjo ishte hapja më e bukur që mund t’i bëhej Dancing With The Stars”- tha Valbona Selimllari.

Elhaida herën e shkuar mori 34 pikë, ndërsa sonte arriti të merrte 4 dhjeta, siç tha juria, ‘plotësisht të merituara’.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel