Me hapa të shpejtë e të saktë, por mekanikë, e cilësoi juria kërcimin e kësaj mbrëmjeje të sportistes Deborah Keçi dhe Nikos.

Çifti performuan një swing, që Deborah tha se e shijoi dhe se po përpiqet të jetë e saktë, “pavarësisht se ka lindur për të bërë sport”, por anëtarët e jurisë kritikuan ngurtësinë e hapave.

“Po shihja hapat, por nuk por nuk po bëja lidhjen me muzikën. Ka diçka që nuk e lidh”, tha Valbona Selimllari, ndërsa sportistja u përgjigj se “nuk ka vesh muzikë”.

“Një-dy kalime tuat nuk ishin ku duhet, hapi bazë është korrekt por je me vonesë në kohë. Ke një sens autokontrolli që ty të pengon, duhet të çlirohesh”, tha Armand Peza.

“Për mua ishte shumë e vakët si performancë”, shtoi Dalina Buzi. Juria në përfundim mori 26 pikë.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar. Nëse Deborah dhe Niko janë të preferuarit tuaj, votoni VIP5.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA