Nëse ai do të shihej të dielave në pasqyrë mund të dukej si kushdo por jo si Bora Zemani.

Kështu e prezantoi sonte moderatorja Bora Zemani aktorin që e imiton çdo të diel në spektaklin e humorit “Portokalli”.

Në skenën e “Dancing With The Stars”, Salsano ishte më elegant se kurrë në një foxtrot me partneren, Lorin.

Juria listoi disa hapa dhe lëvizje të trupit që nuk ishin në përputhje me kërcimin. “Je një partner perfekt dhe shumë i saktë, por të lutem rregullo staturën e trupit”, tha Valbona Selimllari.

Në fund, çifti grumbulloi 30 pikë nga juria. “Jam i kënaqur, besoj se kam realizuar qëllimet e mia”, tha aktori.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar. Nëse Salsano dhe Lori janë të preferuarit tuaj, votojini me kodin VIP.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel