Shoku i përdhunoi të bijën, reagon babai i 11-vjeçares së abuzuar: Terollin e njoh prej vitesh, vajza është e traumatizuar

16/11/2022 18:54

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ditën e sotme, ku një 11-vjeçare u abuzua seksualisht. 

Gazetarja Dorjana Bezat, ka kryer një intervistë me babanë e të miturës, për ët cilën tha se është e traumatizuar dhe e frikësuar.

Ai tha se Terollin e njeh prej shumë vitesh dhe nuk kishte vënë re asnjë gjë të dyshimtë tek ai.

Vajza është e traumatizuar. Është në shtëpi me ne dhe me shëndet është mirë por shumë e frikësuar. Nuk mban mend nga ngjarja dhe ne nuk e kemi pyetur.

Si e morët vesh abuzimin?

Fëmijët i tregojnë të gjitha nuk gënjejnë. Sa erdhëm në shtëpi na tregoi vajza çfarë i kishte ndodhur dhe shkuam në polici.

Prej sa vitesh e njihnit Astrit Terollin?

E njoh prej shumë vitesh nuk kisha vënë re asgjë të dyshimtë tek ai. Se di pse erdhi ne shtëpinë time dhe e bëri këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA