Cristiano Ronaldo ka bërë dje akuza të rënda ndaj klubit të tij Manchester United për mungesë respekti dhe simpatie kur zyrtarët dyshonin për të prej sëmundjes së të bijës që i shkaktoi vonesa në stërvitje.
Ylli 37 vjeçar i Portugalisë dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, 28 vjeçe, pranuan se djali i tyre kishte vdekur gjatë lindjes më 18 prill, por motra e tij binjake mbijetoi.
Dyshja e përshkruanin humbjen si ‘dhimbja më e madhe’ dhe homazhet erdhën për të nga e gjithe bota e sportit, përfshi dhe një homazh masiv nga tifozët e Liverpool që kënduan këngën e skuadrës ‘You’ll Never Walk Alone’ pas një minute heshtjeje.
Por megjithë falënderimet ai akuzonte klubin për mungesë ‘empatie’ veçanërisht kur fëmija tre-muajsh u dërgua në spital në korrik.
Për këtë arsye ai u kthye vonë në stërvitjet e para-sezonit, për të cilën thotë se nuk gjeti mirëkuptim nga krerët e klubit.
Duke njoftuar dhimbjen e tij dhe të Georgina pas humbjes së binjakut në prill, Cristiano shkruante: “Me trishtim të madh njoftojmë se bebja jonë djalë ka ndërruar jetë, është dhimbja më e madhe që një prind mund të provojë”.
“Mbijetesa e bebes tonë vajzë na jep forcë për të jetuar këtë moment duke na sjellë shpresë e lumturi. Falenderojmë mjekët dhe publikun për mbështetjen”.
Kritikat e fundit të Ronaldo ndaj klubit dhe trajnerit Erik ten Hag duket se përfundimisht do t’i japin fund karrierës së tij në Old Trafford.
Ronaldo ka akuzuar zyrtarët e klubit se po e detyrojnë të largohet nga klubi, duke thënë se nuk ka respekt për trajnerin holandez dhe se ndjehet “i tradhtuar”.
“Nuk kam respekt për të sepse ai nuk ka treguar respekt për mua”, tha Ronaldo.
“Disa njerëz nuk më duan këtu, jo vetëm trajneri por dhe dy apo tre të tjerë, që prej vitit të kaluar. Në fakt nuk duhet ta thoja këtë por nuk më bëhet vonë, njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën. Po, ndjehem i tradhtuar”, shtoi Ronaldo.
Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit në kampionat të dielën por trajneri Ten Hag duhet të jetë nevrikosur se komentet e sulmuesit 37-vjeçar po lënë në hije dhe fitoren e skuadrës 2-1 ndaj Fulham me një gol në minutat shtesë nga Alejandro Garnacho.
Pesë herë fituesi Topit të Artë është lejuar të kthehet në skuadër pasi kërkoi ndjesë madje ishte kapiten në ndeshjen ndaj Aston Villa javës që shkoi.
Shumë komentatorë thonë se komentet e fundit do të sjellin largimin e tij nga Old Trafford që tani konsiderohet i paevitueshëm.
Top Channel