FOTOT / Nga Çiljeta tek Klea Huta, ja VIP-at që u rikthyen në shkollën e tyre “Sami Frashëri”

13/11/2022 09:23

Dje u festua 60 vjetori i hapjes së një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”.

Në këtë jubile të veçantë që përkon edhe me ringritjen nga e para të kësaj shkolle, Bashkia e Tiranës kishte menduar organizimin e një sërë aktivitetesh ku nuk mungonin as emrat e njohur të artit që kanë dalë nga bankat e këtij institucioni arsimor.

Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto, Klea Huta, Çiljeta Xhilaga, Xhesi Polo kanë performuar në shkollën ku hodhën hapat e parë në rrugën e artit, ndërsa kanë takuar dhe ish-zyshat e tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel