Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Vashtemi të Maliqit, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë mbetur të plagosur pasagjerët.

Të lënduarit, që ndodheshin në makinën tip “Volkswagen”, janë dërguar në spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa me drejtuesit e mjeteve po kryhen proceduarat e nevojshme.

Njoftimi policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel