Përdhunuesi me precedentë dënohet përjetë për vrasjen e profesionistes së pokerit Susie Zhao (fotot)

12/11/2022 18:22

Një sulmues seksual me precedentë të mëparshëm është dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e lojtares profesioniste të pokerit “Susie Q” Zhao, në SHBA.

62 vjeçari Jeffery Morris ka marrë dje dënimin pa mundësi lirie me kusht, pak më shumë se një muaj pasi u shpall fajtor për vrasjen e gradës së parë me djegie, raporton rrjeti The Oakland Press.

Kur iu dha shansi për të folur gjatë dënimit, Morris tha se nuk do të thoshte asgjë por sinjalizoi se do të apelonte.

“Ka shumë që dua të them, por nuk do ta bëj. Do të pres deri në apel për të rifilluar”, tha ai.

Gjykatësja Martha Anderson e përshkruante çështjen si një nga gjyqet më traumatizuese  të karrierës së saj. Viktima dhe i akuzuari kishin qenë së bashku në një dhomë moteli duke kryer ato që përshkruheshin si “aktivitet ekstrem seksual”.

“Nuk arrij do të tejkaloj brutalitetin e kësaj vrasjeje, dhe mungesën e motivit për këtë dhunë”, tha gjykatesja.

Zhao, e cila ishte një lojtare e re në botën e pokerit profesionist, jetonte në Los Angeles ishte vendosur në Michigan me nënën dhe njerkun në qershor 2020. Ajo ishte diagnostikuar me një formë skizofrenie në moshë të rritur.

Herën e fundit që ajo u pa gjallë nga e ëma ishte në 12 qershor, 2020. Një ditë më vonë u zbuluan mbetjet e djegura të trupit të saj në një zonë pyjore prenë liqenit Pontiac Lake, në Oakland.

Prokurorët thanë se Morris, i pastrehë i dënuar më parë për krime seksuale në 1989, ishte njohur me Zhao në motelin Waterford Toënship ku ajo qëndronte nganjëherë, dhe kishin kryer së bashku aktivitet seksual ku përshihen “lidhje e kufizime fizike”.

Provat tregonin se viktima ishte përdhunuar dhunshëm, ishte lidhur me fasheta, lyer me benzinë dhe djegur teksa ishte ende gjallë.

Trupi i Zhao ishte karbonizuar aq shumë sa që kur u zbulua nga dy burra, ata menduan se ishte një kukull apo manekin i Halloween.

Morris u arrestua në gusht 2020 kur policia bëri lidhjen mes vendndodhjeve të tij celulare dhe trupit të  Zhao.

33-vjecarja e njohur gjithashtu si “Susie Q,” po fitonte famë në botën e pokerit profesionist teksa kishte fituar të paktën $224,671.

Ngjarja ka shokuar miqtë dhe kolegët e saj.
“Ajo nuk ka treguar se mund të kishte probleme në jetën e saj,” tha mikesha e vjetër Meredith Rogowski. “Por kjo ishte dicka e zakonshme. Ajo ishte shumë e zonja për të fshehur gjërat, siç e kërkon dhe loja e pokerit”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
3/5
Morris ishte njohur me Zhao në motelin Waterford Toënship ku ajo qëndronte nganjëherë, dhe kishin kryer së bashku aktivitet seksual

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA