“Dancing With The Stars”, programi që theu rekordet e shikueshmërisë! Jo rastësisht musical-i “Moulin Rouge” është klasifikuar si një ndër filmat më romantik i të gjitha kohërave, atmosferë të cilën Elhaisa e solli më së miri në DWTS.
Perfomanca u vlerësua si ‘e shkëqyer’ nga juria, përpos një incidenti në fund, ku këngetarja rrëshqiti gjatë padieshkës.
Balerini Ledioni tha se ishte ‘faji’ i tij për shkak të një problemi të krahut, ndërsa Elhaida me mirësinë e saj nguli këmbë se incidentin e shkaktoi ajo.
Megjithatë, juria nuk i kurseu komentet e mira për performancën.
“Të gjithë sot kanë bërë gabim, por Elhaida deri në atë pikë ishte Diva“, tha Dalina Buzi.
“Elhaida,so sexy, shumë mirë. Hapat perfekte, fuqia, sensualiteti, një ‘keq’ për fundin se ajo ngelet ne fund”- tha kryetari i jurisë, Kledi Kadiu.
“Rrini shumë mire me staturën kiminë që keni. Elhaida e la shfaqur kaq fort talentin e saj edhe falë balerinit. Fundin do e harroj, ishte një super performamcë”- tha Valbona Selimllari.
“Shumë më pëqeu, çdo gjë. Të kam bërë unë më sy, se kërcimi ishte i bukur”- tha Armand Peza.
Me super-performancën e tyre, çifti arriti të grumbullojë 34 pikë.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Një tjetër konkurrent pritet të lërë garën sonte, ndërkohë televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Top Channel