“Dancing With The Stars” sonte është shndërruar në një shesh xhirimi i disa prej filmave më të suksesshëm të huaj dhe shqiptarë.

Në spektaklin e kësaj mbrëmjeje, Ardit Çuni erdhi me një kërcim nga bota surreale e “The Matrix”.

Tangoja surreale e Arditit dhe Jorës mori komente pozitive nga juria.

“Ti ke mënyrën tënde të veçantë të të kërcyerit që vjen shumë mirë”, tha Armand Peza. Dhe anëtarët e tjerë të jurisë vlerësuan hapat dhe lëvizjet e guximshme të çiftit, ndërsa e vlerësuan me 38 pikë.

Nëse Arditi dhe Jora me kërcimin e tyre ju dërguan në një botë imagjinare, votoni për ta duke dërguar mesazh me tekst: VIP 8.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel