Megi Pojani risolli sonte në “DWTS” kërcimin e aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”, një ndër skenat më erotike dhe padyshim sekuenca më ikonike.

Moderatorja dhe Jurgeni kërcyen një Rumba ritmike dhe sensuale. Performanca nisi me një gjarpër dhe përfundoi me alkoolin që Megi i derdhi mbi fytyrë Jurgenit. Megjithatë, nuk munguan disa incidente gjatë kërcimit dhe Megi tha se shkak ishin flokët që iu ngatërruan, duke penguar realizimin e lëvizjeve dhe hapavve.

“Nga gjithë ky oqean i madh rekruizitash, Megi zgjodhi më emocionuesen me gjarprin. Hapja ishin mirë por mungonin hapat e rumbës. Mos ishte më dominante doza ‘alla Megi’ se dozat e rumbës”, kometoi Armand Peza.

Nga juria, Megi dhe Jurgen grumbulluan 26 pikë.

Mbrëmja e sotme do të jetë ‘Digitalb Movie Night’. Një natë dedikuar filmit, ku çiftet po kërcejnë me kolonat zanore të disa prej filmave më të dashur shqiptar e të huaj. Nëse Megi me gjarprin e saj dhe Jurgeni e risollën te ju këtë kërcim ashtu si në film, votojini me kodin VIP 10.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel