Republikanët “rrëmbejnë” Dhomën e Përfaqësuesve, në fije të perit fati i Senatit!

10/11/2022 08:30

Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit është në fije të perit, teksa demokratët i gëzohen faktit që arritën ta shmangin një dallgë masive të kuqe në këto zgjedhje të mesmandatit, të konsideruara dhe një test për presidencën Biden.

Të gjithë sytë tani janë nga rezultatet në Nevada dhe Arizona: Partia që fiton atje, mund të marrë frerët e Senatit. Vëzhguesit e votimit hodhën poshtë pretendimet për mashtrime me manipulim të votave ne Arizona.

“Nuk ka zgjedhje perfekte. As këto të fundit nuk ishin perfekte. Por sërish, ne do të mësojmë prej tyre për t-i bërë gjërat më mirë. Sa i takon komenteve për ndërhyrje apo manipulime, nuk ka asnjë bazë për deklarata të tilla“- shprehet Bill Gates.

Nuk përjashtohet sakaq dhe mundësia që fatin e dhomës se lartë të kongresit amerikan ta përcaktojë balotazhi në Xhorxhia, ku luftojnë mes tyre senatori  Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.

Deri tani, republikanët kanë marrë të paktën 210 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, 8 më pak nga 218 vendet e nëevojitura për t`ia rrëmbyer atë demokratëve e për të bllokuar efektivisht agjendën legjislative të Joe Bidenit.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni.

Në publik, Biden u shpreh optimist deri në pikën e fundit, duke u thënë zyrtarëve demokratë se “ne do t’i befasojmë të gjithë”, por  pas dyerve të mbyllura, ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë hartuar plane në rast se republikanët marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, një skenar që kreu i shtetit e ka pranuar se do ta vështirësonte punën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA