Një 23-vjeçare finlandeze ra në dashuri me djalin e njerkut të saj 27-vjeçar kur ai e puthi për herë të parë dhe përfunduan duke u martuar.
Matilda Eriksson tha në një intervistë së fundit se nuk kishte menduar kurrë të martohej derisa takoi Samulin, kur nëna e saj u martua me babanë e tij në vitin 2019.
Miqësia 3-vjeçare ndryshoi në vitin 2021 kur 27-vjeçari puthi për herë të parë Matildën. Prindërit ishin njerëzit e parë që u lumturuan për lidhjen e tyre. Matilda rrëfehet se:
“Mendoj se babai i Samulit shpresonte se do të ndodhte diçka e tillë. Disa nga miqtë tanë fillimisht ishin paksa të dyshimtë. Mendoj se ishte për shkak të konfuzionit që dikush që dikur kisha tjetër raport tani duhej të quhej i dashuri im”.
Pavarësisht reagimeve të miqve, Matilda pyeti mamanë se çfarë të bënte dhe ajo e ndihmoi të rregullonte mendimet e saj.
“Ajo më tha të bëja atë që ndjeja se ishte e drejtë në atë kohë, të lija gjithçka tjetër mënjanë dhe të ndiqja zemrën time dhe kjo më bëri të martohesha me Samulin. Ne të dy kemi pasur disa marrëdhënie afatgjata në të kaluarën, por kurrë nuk jemi ndjerë kështu me askënd”.
Rikujtojmë, se në një sondazh me rreth 2700 njerëz, 18% e pjesëmarrësve kishin një prind njerk. Kjo do të thotë që të jesh njerka apo njerku nuk është e pazakontë. Fatkeqësisht, filmat shpesh hedhin një dritë të keqe mbi njerkat duke i bërë ato të duken sikur i trajtojnë keq fëmijët dhe kanë gjithmonë një motiv të fshehtë.
Por kjo nuk është e vërtetë, pasi të jesh njerk është një punë shumë e vështirë. Pra, le të mësojmë pak më shumë rreth sifdave që kalojnë nënat njerka dhe si i trajtojnë ato.
Top Channel