Zyrtari i lartë ukrainas për rajonin lindor të Luhanskut bëri me dije se trupat e tyre vazhdojnë të përparojnë në territoret e Ukrainës, pavarësisht kundërpërgjigjes nga pala ruse.
“Duhet marrë parasysh se ka disa specifika të rajonit të Luhanskut: trupat pushtuese ruse arritën të sjellin një numër të madh të rezervat atje, arritën të ndërtonin struktura mbrojtëse, minuan një zonë shumë të madhe, kështu që avancimi është mjaft i kujdesshëm”, tha Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit pas njoftimit të dhënë.
Trupat ukrainase filluan të hetojnë në rajonin e Luhanskut në shtator pas një avancimi të shpejtë në rajonin e Kharkiv.
“Ata [rusët] po përpiqen të bëjnë disa veprime kundërsulmuese të pakuptueshme. Ka një numër shumë të madh të sapomobilizuar”, shtoi më tej Hayday.
Ai parashikoi se rusët do të kenë viktima, ndërsa luftimet në zonën përreth Svatove dhe Kreminna vazhdonin.
Hayday deklaroi se civilët mbetën në vendbanimet e çliruara së fundmi, pavarësisht përpjekjeve zyrtare për t’i bindur ata të lëviznin, mes bombardimeve të vazhdueshme nga pala ruse.
“Njerëzit qëndrojnë në disa vendbanime të çliruara, pavarësisht se si po përpiqemi t’i bindim. Ata ndonjëherë pranojnë të largohen kur shohin se shtëpia e fqinjit të tyre është goditur. Frika mbizotëron mbi kokëfortësinë”, u shpreh ai.
Top Channel