52-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë pasi mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur, vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, thonë fqinjët për Top Channel.
Fqinja e familjes tha për gazetaren Anila Hoxha se Xherxhi Laçi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor dhe nuk i linte të dilnin familjarët.
Ajo shtoi se ata i mbanin fqinjët dhe të afërmit me ushqime.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Komisariati i Policisë numër katër në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin të cilit në banesë iu gjet dhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarak dhe krehëra automatiku.
I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të mbyllur prej 6 vitesh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.
Top Channel