Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi
Me një performancë Megi dhe Jurgeni rrëmbyen pikët më të larta deri më tani nga konkurrentët në këtë mbrëmje të DWTS.
Performanca Passodoble e tyre u vlerësua shumë nga juria, të cilët e konsideruan si më të mirën e tyre.
Valbona: Figura jote ishte e mbushur me personalitet ishte perfekt, një nga performancat më të mira.
Dalina: Do ishte krim nëse nuk do interpretoje tek kjo kënga. Kishe pak probleme nga mesi performancës, por ishe shumë mirë.
Mandi: Ishte perfekt shumë e bukur. Vetëm një vrejtje vetëm tek shtrirja e këmbëve por pjesa tjeter perfekt. I imponohesh kamerave.
Ata morën 33 pikë, një nga shifrat më të larta deri më tani.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këmgëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Top Channel