Skenën e DWTS kësaj radhe e ‘pushtuan’ Elona dhe Anxhelo, të cilët nuk dolën pa kritika nga juria me “Salsan” e tyre.

Anëtarët e jurisë i thanë dyshes se nuk kishin ndonjë ndryshim nga java e kaluar dhe se i kanë humbur shpresat për përmirësime.

Mandi: Kjo është java e pestë. Përpiqem ti gjej këto vlerat e tua të mira por nuk më lidhen direkt me kërcimin.

Kleidi: Mua më dha përshtypjen si një improvizim pjesa parë është pak si e përsëritur e shijove, por shumë lineare nuk pati ndonjë ndryshim nga netët e tjera.

Valbona:
Në fakt atë energjinë tënde që e kam parë,sot nuk e pashë. Unë nuk e pash energjinë tënde sot, pavarësisht koreografisë

Dalina: I kam humbur shpresat tek ty ripërsëritur të njëjtat gabime.

Totali pikëve të tyre është 23.

Për të gjithë ata që duan ta votojnë Elonën dhe Anxhelon, të dërgojnë mesazh me kodin VIP 14.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këngëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Gara ka ndryshuar në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re dhe çiftet janë ndarë në dy grupe “Llokumet” dhe “Zap”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA