Duke bashkuar pikët e jurisë dhe votën e publikut, skuadra “Llokumet” vazhdoi garën dhe çiftet fituan imunitet.
Ndryshe, çiftet e skuadrës “Zap” duhet të vijojnë garën me kërcimet latine. Çifti i parë që performoi më një “Cha Cha” ishte Salsano dhe Lori.
Megjithë ngarkesën e dy kërcimeve, ata arritën t’ja dilnin, por nuk munguan kritikat nga juria.
“Salsano, ishe korrekt i saktë por… e dashuroj Salsanon te performanca e parafundit. Aktrimin dhe performancën i qan”– tha Valbona Selimllari.
“Ka qenë ngjitje maksimume e jotja, këtë radhë më duket pak e anashkaluar ndoshta ngaqe jeni marrë me performancën tjetër. Ishte pak e lënë pas dore”- tha Dalina Buzi.
“Do e nisja me një kompliment, se e ndryshuat gjendjen menjehërë. E shijuat, më keni shijuar por nnga java e shkuar…”- tha Armand Peza.
“Nuk më dhe shumë entuziazëm si performancat e tjera. Besoj ndikon tensioni i mëpërshëm. Hapat ishin pak të ngurta me thënë të drejtën”– tha kryetari i jurisë Kledi Kadiu.
Në total ata morën 30 pikë, rënie krahasuar me javën e kaluar ku morën 36 pikë.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me tre konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj, këngëtari Alban Nimani dhe këmgëtarja Irini Qirjako janë eliminuar nga spektakli gjatë tre javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.
Top Channel