Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Pas kronikës së shfaqur në Top Channel për vajzat e vogla që po rriten në një kontejner ka reaguar menjëherë fondacioni “Dritan Hoxha”.
Një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime dhe veshmbathje për Shpresën dhe mbesat e vajzën e saj është dërguar pranë familjes, duke kthyer shpresën te solidariteti dhe humanizmi në kohë të vështira.
Shpresa Guçe, bashkë me mbesat e saj, që jetojnë në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës, ka falenderuar fondacionin për ndihëm e dhënë.
Që nga viti 2010 kur u krijua fondacioni që mban emrin e themeluesit të Top Media Group, Dritan Hoxha, krahas përmbushjes së misionit të vet në fushën e medias, artit e kulturës, ka kontribuar edhe në çështje sociale që prekin familje apo grupe vulnerabël në nevojë, duke dëshmuar mbështetje reale dhe larguar ndjesinë e të qenit vetëm në kohë krize për to.
Top Channel