Gjykata e Athinës ka vendosur të lërë në burg Spartak Dyrmishin, 45-vjeçarin e akuzuar për 1 përdhunim dhe 2 tentativa përdhunimi.

Sipas gjykatës greke,ai vlerësohet se është autor i veprave penale te tipit të rëndë që dënohen mbi 7 vjet heqje lirie.

45-vjeçari Spartak Dyrmishi u kap prej policisë shqiptare në një banesë dhe u dërgua në pikën kufitare të Kakavijës prej nga ku iu komunikua urdhri i arrestit i drejtësisë greke.

Shqiptari ka pranuar përpara hetuesve se ka kryer përdhunimin dhe ka tentuar të bëjë të njëjtën gjë edhe dy herë të tjera.

Sipas tij kjo gjë ka ndodhur nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike (kokainë), të cilat i kishte konsumuar përpara dhe pas kryerjes së veprimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA