Gruaja që pak ditë më parë u dhunua nga një infermiere, është larguar sot nga qendra e të moshuarve, ku qëndronte prej gati një viti.

Ajo është marrë nga familjarët, të cilët nuk kishin dijeni se ndaj të moshuarës ushtrohej dhunë, deri ditën e sotme kur u bë publike videoja.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, Anton Rasaj, aksioner ne shoqërinë Orenda, kërkon ndjesë për rastin që ka tronditur publikun dhe thotë se ka pezulluar punonjëset dhe kërkon dënimin e merituar:

Ju kërkojmë ndjesë për pamjet e rënda që na kanë goditur secilin! unë Anton Rasaj sot si aksionari me i madh ne shoqerinë Orenda në Pejë kam rastisur të jem këtu me familje. Me urgjencë kam marr veprimet personalisht!

Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem ti investojmë në vendlindje. kemi punesuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkëatdhetar tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef!

Na janë besuar prindër të familjarëve, për ç’ka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinnatë. Nuk kam fjale ta pershkruaj se si jam ndjere kur e kam parë sjelljen e infermiereve.

Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do ti ndjekim përgjegjesit në procedura tjera ligjore po ashtu.

I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm!

E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!

Aurona Pelaj, infermierja që ka dhunuar barbarisht gruan në moshë është arrestuar. Prokuroria Themelore e Pejës,njofton se kanë angazhuar dy prokurorë për t’u marrë me rastin të cilët ndodhen në vendin ku dyshohet sa ka ndodhur vepra penale.

FOTO GALERI
1/3
Aurona Pelaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA