Armina Mevlani u drejtohet burrave: Ose bëni punët e shtëpisë, ose paguani dikë të pastrojë!

02/11/2022 22:04

“Burri nuk të ndihmon në shtëpi, a mund të shkohet deri tek ndarja?”- ishte kjo tema e diskutimit sonte në “Goca dhe Gra” dhe mendimi i përbashkët i moderatoreve ishte “po, nëse kjo është e vazhdueshme”.

Moderatorja Armina Mevlani tha se në bashkëjetesë kur të dy partnerët punojnë, është e domosdoshme që secili të japë kontributin e tij në punët e shtëpisë. Ajo tha se partneri ose duhet të të ndihmojë, ose duhet të paguajë dikë për ndihmë.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishni duar çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në ‘Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”- tha Armina.

Po ju si mendoni?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA