“U dorëzova vetë”/ Ylli Zalla flet para gjykatës: I prisja që të vinin, Policia më ka futur në hasmëri me gjithë zonën dhe duan të më vrasin Në fshatin Mollas në Kolonjë ujë ka por s’ka për të vaditur.
Ndërtimi i hidrocentraleve ka bërë që banorët t’i lenë tokat djerrë edhe pse Mollasi në sistemin e kaluar ka qenë një nga zonat ku bujqësia dhe blegtoria ishin të zhvilluara.
Prej disa vitesh për fermerët është bërë e pamundur që të sigurojnë vaditjen ndërsa tashmë edhe me rritjen e çmimeve për shërbimet e tokës, kimikatet e nevojshme dhe kostot e tjera ata thonë se bujqësia nuk është më fitimprurëse.
Pemëtoreve nuk u bëhen më shërbimet, tokat me qira janë të papërballueshme ndërsa për disa bimët medicinale nga mali i Gramozit dhe emigracioni janë i vetmi shpëtim
Ndërsa HEC-et kanë lënë pa ujë për vaditje banorët e disa fshatrave një proces gjyqësor ka nisur mes bashkisë dhe investitorëve por deri ne përfundimin e tij tokat rrezikojnë të mbeten djerrë ndërsa banorët pa mundësi jetese të vazhdojë të ikin
Top Channel