Në fshatin Mollas në Kolonjë ujë ka por s’ka për të vaditur.

Ndërtimi i hidrocentraleve ka bërë që banorët t’i lenë tokat djerrë edhe pse Mollasi në sistemin e kaluar ka qenë një nga zonat ku bujqësia dhe blegtoria ishin të zhvilluara.

Prej disa vitesh për fermerët është bërë e pamundur që të sigurojnë vaditjen ndërsa tashmë edhe me rritjen e çmimeve për shërbimet e tokës, kimikatet e nevojshme dhe kostot e tjera ata thonë se bujqësia nuk është më fitimprurëse.

Pemëtoreve nuk u bëhen më shërbimet, tokat me qira janë të papërballueshme ndërsa për disa bimët medicinale nga mali i Gramozit dhe emigracioni janë i vetmi shpëtim

Ndërsa HEC-et kanë lënë pa ujë për vaditje banorët e disa fshatrave një proces gjyqësor ka nisur mes bashkisë dhe investitorëve por deri ne përfundimin e tij tokat rrezikojnë të mbeten djerrë ndërsa banorët pa mundësi jetese të vazhdojë të ikin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA