Dy persona janë vënë në pranga në Fier, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Njëkohësisht është arrestuar edhe një i moshuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura.
56-vjeçari me iniciale A. Xh., banues në Levan, u vu në pranga pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.
Në pranga u vu edhe 37-vjeçari, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Raste të ngacmimit seksual të të miturave kanë sjellë arrestimin e 79-vjeçarit me iniciale S. T., banues në Divjakë, i cili sipas policisë dyshohet se është autori.
Në kërkim është shpallur edhe 54-vjeç me iniciale A. J., banues në Greshicë të Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër me mjet të mprehtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel