Bashkëpunimi me PD dhe marrëdhënia me ndërkombëtarët, Meta: Berisha, politikani më euro-atlantik! Unë me Yuri Kim…

31/10/2022 17:59

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se marrëveshja e arrirë me Sali Berishën pak ditë më parë do të jetë në dobi të vendit dhe demokracisë.

I ftuar në “Zona Zero” në Top News, Berisha tha se kandidatët që do zgjedhin dy palët e bashkuara për të dalë në garë më 14 maj ende nuk janë caktuar, pasi sipas tij prioritet është bashkimi në interes të vendit.

Marrëveshja me Berishën është për të shpëtuar vendin, demokracinë, pluralizmin dhe të ardhmen e vendit.  Emri kandidatit për kryetar bashkie dhe cilësitë e tij, janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi hyrë në detaje të tilla për zona të lira më Partinë Demokratike. Për Partinë e Lirisë prioritet është të mbizotërojë interesi vendit.”- tha Berisha.

Meta u shpreh i palëkundur se çështja e Berishës me SHBA nuk do të ndikojë në aleancën e tyre. Edhe për non-gratën nga Britania, Meta tha se ka një program që të forcohen marrëdhëniet dhe Berisha si ‘euro-atlantik, do e kalojë këtë problem’.

Çështja e Berishës nuk ndikon. Ne bashkëpunojmë më Partinë Demokratike dhe PD ka zgjedhur Berishën si lider të saj. Përpiqet Rama ta paraqesë si çështjen më të rëndësishme në botë, ndërkohë që takohet dhe puthet me Dodikun. PD është tërësisht pro-atlantike.  Kjo është çështje që i takon Mbretërisë së Bashkuar. Ne e kemi në program që t’i forcojmë marrëdhëniet me Britaninë. Edhe vetë Berisha është nje euro-atlantist i jashtëzakonshëm dhe di t’i kalojë këto probleme. Nuk është problem real por artificiale”- tha Meta.

Me ambasadoren Yuri Kim, Meta tha se ka marrëdhënie bashkëpunuese dhe pozitive.

“Asnjë politikan nuk ka pasur dhe nuk ka raporte më të qarta me SHBA. Interesi kombëtar është dominat për Metën, ndërkohë raportet do jenë të shkëlqyera me këto vende.  Me Yuri Kim kam marrëdhënie shumë bashkëpunuese dhe pozitive. Prioriteti im për momentin është kriza, rinia, shpopullimi, politikën e Jashtme dhe gjithçka rreth saj do ja lë në dorë zotit Agim Nesho”- shtoi Meta.

Ndërsa për vendimin e Apelit më tre nëntor për ankiminin e PD-së për statutin e 18-dhjetorit, Meta tha: E gjithë Shqipëria do të qeshte nëse gjykata do ja jeptë vulën pjesës tjetër të PD. Të gjithë e kanë parë se çfarë ka ndodhur. Ne jemi pa asnjë diskutim në një koalicion të hekurt më Partinë Demokratike.

Për çështjen e ‘famshme’ I.M., Meta tha se është një falsifikim nga Edi Rama dhe votimi në Kuvend ishte sulm i hapur ndaj tij.

Kam nisur një proces gjyqësor për Autoritetin e Dosjeve dhe avokati im në zbatim të ligjit i kërkoi Kuvendit dhe Autoritetit vendimet që kanë marrë. Dhe më e bukura që Parlamenti që ishte tromaksur nga kjo çështje nuk i jep asnjë vendim avokatit tim. Por i jep vetëm atë certifikatën që më ka dhënë mua autoritetit kur jam zgjedhur president në 2015. Çështja është shumë e qartë është një falsifikim nga Edi Rama.  Ai ishte bashkëpunëtor i hapur i sigurimit.”- tha ndër të tjera Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA