Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme tek “Kodrat e Diellit” në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije pët Top Channel se ka mbërritur pa jetë një person në spital.

Personi që ka humbur jetën quhet Briken Senaj 39 vjeç nga Lezha.

39-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një mjet tip ‘Benz’ në lëvizje.

Bëhet me dije se viktima ka më shumë se një vit që është rezident tek “Kodrat e Diellit”.

Ai ka mbyllur makinën në garazhin e pallatit ku jeton dhe është takuar me tre të njohur në trotuar.

Gjatë kësaj kohe autorët janë afruar me makinë dhe në një distancë të afërt e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Të dhënat e mjetit i janë dhënë policisë, e cila ka ngritur postoblloqe në disa pika.

Sanaj ka tentuar ti shmanget plumbave por pa sukes. Pas të shtënave disa persona që ndodheshin në vendngjarje i kanë ardhur në ndihmë te plagosurit, duke e çuar në spital.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona në Polici ndërsa në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Ende nuk ka informacion për shkakun e ngjarjes ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion parapak

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Top Channel